May 22, 2024
Maqedoni

Transplantimi i pestë i zemrës në vend

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me sukses janë kryer transplantimi i zemrës dhe veshkave nga donator i vdekur.

Transplantimi i zemrës është bërë te një pacient që prej kohësh ka qenë në listën e pritjes, ndërkohë që veshkat te dy pacientë të moshës rreth 40 vjeçare. Nga maji i vitit 2020 në vend janë bërë 5 transplantime të zemrës dhe 12 të veshkave.