April 29, 2024
Maqedoni

Maqedoni, policia i gjeti hajdutët e 48 deleve, kanë kryer edhe grabitje tjera

Më 06.09.2023 rreth orës 10.15 në Dobërdoll të Gostivarit, efektivët e policisë të Gallatës kanë privuar nga liria 18-vjeçarin J.M dhe 23-vjeçarin A.D., të dy nga ky fshat.

Ata dyshohen se vitin e kaluar kanë kryer njëzet vjedhje të rënda në rajonin e Vrapçishtit dhe në Tetovë, nëpër shtëpi dhe ndërtesa të tjera duke vjedhë para, gjësende me vlerë, bagëti dhe kështu me rradhë.

Ata dyshohen gjithashtu për vjedhjen e kryer më 04.09.2023, me hambarin në pronësi të 49-vjeçarit A.A. nga Gradeci i Gostivarit ku kishin vjedhur 48 dele. Disa nga delet e vjedhura janë gjetë dhe kthyer tek pronari.

Me një parashtresë përkatëse kundër tyre, sot ata do të sillen para gjykatësit në një procedure të paraparake nga Gjykata Themelore Gostivar. Flaka