Sport

Trajneri i Marokut: E mposhtëm Brazilin në mes të Ramazanit, pas faljes së Taravive

Trajneri i Marokut: E mposhtëm Brazilin në mes të Ramazanit, pas faljes së Taravive
Kombëtarja e Marokut, që shkaktoi sensacion në Kampionatin Botëror “Qatar 2022” duke “rrëmbyer” vendin e katërt në këtë kompeticion, ka befasuar sërish.

Skuadra afrikane e ka mposhtur Brazilin, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua mbrëmjen e së shtunës.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Walid Regragui, fitoi me rezultat 2:1.

E pikërisht ishte ky i fundit ai i cili foli rreth ndeshjes.

Regragui, tha se e arritën fitoren në muajin e madhërishëm të Ramazanit.

“E mposhtëm Brazilin, në mes të muajit të Ramazanit, pas faljes së Taravive. Është çmenduri”, tha ai.

Trajneri theksoi se kjo ndodhi disa orë pasi futbollistët e tij bënë iftar.

Ai shtoi se arritën të triumfojnë ndaj “vendit të futbollit”, shkruajnë mediat e huaja përcjell Klankosova.tv