Sport

Tensionohet situata, Xhaka shan shqip lojtarët serbë

Xherdan Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 69-të të ndeshjes me Serbinë. Ai ka pasur shqetësime në kofshë para ndeshjes. Shaqiri është dukur i pakënaqur për zëvendësimin.

Ai ka shkëlqyer në ndeshje. Ka shënuar golin e parë dhe ka nisur aksionet për dy golat tjerë.

Një paraqitje maestrale e mjeshtrit shqiptar të topit.

Tensionohet situata, Xhaka provokohet nga lojtarët serbë

Ka tensione në ndeshjen Serbia – Zvicra.

Granit Xhaka është provokuar nga lojtarët e Serbisë që po ngrohen pranë vijës anësore. Xhaka u është përgjigjur, por megjithatë ka ruajtur qetësinë.

Zvicra në epërsi, Shaqiri maestral

Zvicra ka kaluar në epërsi 3:2 ndaj Serbisë.

Remo Freuler shënoi në minutën e 48-të pas një aksioni mjeshtëror të nisur natyrisht nga Xherdan Shaqiri.

https://dubz.co/v/zjy9wd

Nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë.

Rezultati është i barabartë 2:2.

Shaqiri i hatashëm, Zvicra po barazon me Serbinë

Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol dhe ka nisur aksionin për një tjetër, ndërsa Zvicra po barazon 2:2 me Serbinë pas pjesës së parë.

Shaqiri shënoi për 1:0 në minutën e 20-të. Serbia u kthye me golat e Aleksandar Mitroviqit në minutën e 26-të dhe Dushan Vlahoviqit në minutën e 35-të.

Por Zvicra nuk u ndal. Shaqiri nisi aksion të bukur në minutën e 44-t, ndërsa topi në zonë erdhi te Breel Embolo që shënoi nga afërsia për 2:2.

Me barazim, Zvicra avancon në fazën nokaut.

BARAZON ZVICRA

Zvicra ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Serbisë.

Për 2:2 shënoi Breeel Embolo. Aksionin e nisi Shaqiri, ndërsa Embolo shënoi nga afërsia.

https://dubz.co/v/1g31g0

Zvicra në disavantazh

Zvicra ka pësuar edhe golin e dytë në përballje me Serbinë.

Ka realizuar Dushan Vlahoviq për 2:1. Po zhvillohet minuta e 36-të.

Barazohet rezultati

Serbia e ka barazuar rezultatin ndaj Zvicrës.

Aleksander Mitroviq shënoi në minutën e 26-të për rezultatin 1:1.

Me këtë rezultat, Zvicra kalon tutje.

https://dubz.co/v/5wddga

SHAQIRIIIIIII

Image
Xherdan Shaqiri ka heshtur sërish serbët.

Ai ka shënuar për 1:0 në minutën e 20-të.

Ka festuar me pasion duke dërguar duart te emri i tij në fanellë.

https://dubz.co/v/dhada9

Zvicra e nis frikshëm

Zvicra ka provuar të shënoi që në nismë të ndeshjes me Serbinë.

Xhaka i bëri dy goditje. Njërën ia ndali një lojtar e tjetrën portieri.

Nis ndeshja Zvicër – Serbi

Ka nisur ndeshja vendimtare e Grupit G të Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Serbisë.

Takimi që po zhvillohet në stadiumin “974” është i rëndësisë jetike për të dyja përfaqësueset. Për helvetikët, nga minuta e parë po luajnë dy shqiptarët Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Ardon Jashari është në bankën rezervë.

Zvicra ka tri pikë në vendin e dytë. Ndërsa Serbia është e fundit me një pikë. Brazili i prin grupit me gjashtë pikë, kurse Kameruni është i treti me një pikë.

Zvicra kalon tutje edhe me barazim. /Koha.net