Barcelona merr lajmin e mirë nga qëndërmbrojtësi spanjol

Barcelona merr lajmin e mirë nga qëndërmbrojtësi spanjol

Barcelona mund të marrë një lajm të madh nga mbrojtësi kryesor, Zherard Pike, që shpreson të kthehet nga dëmtimi për “El Clasico” e javës së ardhshme kundër Real Madridit. Shtatlarti ka qenë jashtë veprimi që nga problemi i gjurit në fillim të marsit, pasi e ndihmoi dhe frymëzoi Barçën në atë përmbysje gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Seviljës. 34-vjeçari nuk do të kthehet për ndeshjen në shtëpi kundër Real Valladolid të hënën, por shpreson se mund të provojë të luajë në klasiken e 10 prillit.

“Unë do të përpiqem të luaj kundër Real Madridit. Do ta shoh gjendjen time nga dita në ditë. Do të përpiqem të jem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, por jo specifikisht për Real Madridin,” tha Pike në programin ‘Nexes’ të TV3.

Ndërkohë, Real Madridi është tronditur nga lajmi se kapiteni Serhio Ramos ka të ngjarë të humbasë “El Clasico”, si dhe dy çerekfinalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve me Liverpullin.

Në La Liga, Barcelona po lufton për titull. Me 10 ndeshje për t’u luajtur, Atletiko Madridi ka 4 pikë më shumë se katalanasit (66 pikë). Barça ka 62 pikë, me Realin në vendin e tretë, me 60 pikë. Blaugranat e presin Atletiko Madridin në “Camp Nou” më 9 maj.