Tragjike: Gjendet i vdekur vëllau i kryetarit të komunës
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Insajderi merr vesh se personi i vdekur është Triumf Ferat, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi për Insajderin.