Një tragjedi e tmerrshme ka tronditur qytetin italian të Muggias pranë Triestes, ku një nënë vrau djalin e saj nëntëvjeçar në shtëpinë e familjes mbrëmë duke i prerë fytin.
Gruaja është me origjinë ukrainase dhe ishte e divorcuar nga babai i djalit, dhe familja, sipas informacioneve të disponueshme, ishte nën mbikëqyrjen e gjykatës dhe shërbimeve sociale, shkruan italianja “Il Messaggiero”.
Krimi u zbulua pasi babai i djalit, i cili nuk jeton në rajonin Friuli-Venezia Giulia, u shqetësua sepse nuk mund të lidhej me ish-gruan e tij.
Ai kontaktoi policinë, e cila, me të mbërritur në apartamentin në qendër të Muggia-s, gjeti trupin e fëmijës. Mjekët mundën vetëm të konfirmonin vdekjen.

