May 3, 2024
Maqedoni

Tragjedi: Humbi jetën 31 vjeçari, policia e Dibrës jep detajet

Më datë 16.04.2023 në ora 13:55 është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Elevci për në fshatin Evla, komuna Centar Zhupa, vetura “Volkswagen wide” me targa të Serbisë e drejtuar nga M.M.(31) nga fshati Vranishtë, ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.

Hetim është kryer nga Prokurori Publik dhe një grup inspektues nga Komisariati i Policisë Dibër.