Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.
Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.

Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

sqShqip