May 6, 2024
Maqedoni

Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor

Gjendja e sigurisë është stabile. Nuk ka kurrfarë shkeljesh në procesin zgjedhor. Nuk kemi vërejtur shkelje më serioze në procesin zgjedhor, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Pas votimit në SHFK “Johan Hajnrih Pestaloci” në Komunën Qendër, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ekipimin e MPB-së, theksoi se në aspektin kualitativ dhe kvantitativ numrat janë ashtu siç duhet.

“Janë mbuluar të gjithë sektorët për punë të brendshme nga aspekti teknik dhe njerëzor. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas planit dhe veprimit operativ, i cili si i tillë përcaktohet në kuadër të Shtabit Operativ. Gjithçka po shkon ashtu siç duhet”, nënvizoi Toshkovski. Shprehu shpresë se dita e zgjedhjeve do të kalojë në rendin më të mirë.