May 13, 2024
Maqedoni

Anulohet vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës!

Nga Ministria e Drejtësisë për TV21 kanë konfirmuar se është anuluar vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu që duhej të realizohej sot në Shkup.

Nuk treguan shkaqet e anulimit, megjithatë Sallahu duhej të realizonte takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Agim Nuhiu.

Në kuadër të vizitës së Sallahut ishte paraparë edhe vizitë në Burgun e Idrizovës, ku vuajnë dënimin të burgosurit në rastin “Lagja e trimave”.