Qëllimi kryesor i projektit “Safe City” është që garantojë siguri më të madhe për përdoruesit e rrugës dhe këmbësorët. Nëse llogarisim, të gjitha aksidentet e mëdha në vend që kanë ndodhur kanë rezultuar në më pak viktima sesa 142 viktimat e trafikut të këtij viti, kjo është shqetësuese”, thotë Sasho Topalovski, kreu i SPB Shkup.
– Advertisements –
Ai theksoi se i gjithë qëllimi i sistemit “Safe City” nuk është gjobat dhe varfërimi i qytetarëve, por krijimi i trafikut të sigurt dhe do të dimë që të gjithë ngasin në mënyrë të sigurt.
“Qëllimi nuk janë gjobat, por krijimi i një kulture trafiku. Shifrat e fundit tregojnë se sa shumë kanë nevojë qytetarët për këtë projekt. Numri i paralajmërimeve të lëshuara tregon se qytetarët po reagojnë pozitivisht”, thotë Topalovski.
I pyetur nëse do të ndikojë faktori njeri për heqjen e gjobave, ai tha se sistemi është ndërtuar që kjo të mos mund të ndodh.
“Është projektuar në mënyrë që faktori njerëzor të mos mund ta ndikojë atë sepse gjithçka është e kompjuterizuar dhe e dixhitalizuar. Sistemi bën gjithçka vetë. Ju regjistron në sistem, dërgon mesazhin, e regjistron atë dhe e paketon në një skedar. Nuk ka asnjë mënyrë që një person t’ju heqë nga sistemi pa marrë mesazh dhe urdhër pagese për kundërvajtje”, tha Topalovski.
Kurse në lidhje me personat të cilët nuk kanë dorëzuar numra telefoni gjatë regjistrimit, ose e ndërrojnë të njëjtin, Topalovski tha se sistemi është duke u përmirësuar dhe se duhet t’i jepet hapësirë që të jetë më i mirë.
“Për momentin nuk besoj se ka ndonjë person që ka makinë të regjistruar, e nuk përdor telefon. Për momentin jemi duke i analizuar të gjitha mundësitë që sistemi të jetë më i mirë. Qytetarët duhet të përditësojnë informacionet e tyre tek organet e MPB-së dhe kjo nuk na sjell asnjë dëm neve, që të kemi më shumë informacione”, tha Topalovski.

