May 1, 2024
Kosovë

Tmerr në Prishtinë, i panjohuri tenton ta rrënbejë një vajzë në sy të babait dhe vëllaut

Një grua ka raportuar në polici se dikush ka tentuar me forcë ta fusë në veturë të hënën rreth orës 15 e 30 në Prishtinë.

Sipas policisë, ajo ishte shpëtuar nga babai dhe vëllai i saj, por që thuhet se i dyshuari para se të largohej në drejtim të panjohur, ka kërcënuar me pistoletë dy burrat.

“Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar me forcë të fusë në veturë. Pasi kanë ardhur babai dhe vëllai i viktimës, i dyshuari me pistoletë i kishte kërcënuar dhe më pas ishte larguar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.