Policia e Koçanit dje arrestoi një grua 28-vjeçare nga Koçani, me inicialet J.N., nën dyshimin për rrëmbim dhe sulm ndaj një vajze të re nga Shtipi.
Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, incidenti ndodhi më 13 shtator rreth orës 22:10 në Shtip, kur e dyshuara e detyroi me forcë 21-vjeçaren nga Shtipi të futej në një automjet të drejtuar nga një grua tjetër. Të dy e çuan viktimën në një lagje të Shtipit, ku J.N. e sulmoi fizikisht dhe filmoi sulmin me një telefon celular, tranmseton Lideri.mk.
“Më 14.09.2025 në orën 07:50 në Koçani, policë nga Stacioni policor e privuan nga liria J.N. (28) nga Koçani, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm… Pasi të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht rasti, do të ngrihet një raport përkatës”, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.