Policia njoftoi se trupi i djegur i një mashkulli u gjet pas një zjarri që shpërtheu në një fabrikë në zonën e Gazi Babës.

Më 13.12.2025 në orën 21:29, Shërbimi i Sigurisë Publike Shkupi raportoi se një zjarr kishte shpërthyer në dy depo, në pronësi të M.R. (46), pranë një fabrike në zonën e Gazi Babës të Shkupit, të cilën ai ua kishte dhënë me qira personave tjerë.

Një ekip nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit shuajti zjarrin. Sot (14.12.2025), gjatë inspektimit, në njërën nga ndërtesat, e cila ishte marrë me qira nga M.A. nga Shkupi, u gjet trupi i djegur i një personi mashkull, tranmseton Lideri.mk.

Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e të ndjerit dhe se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

sqShqip