May 2, 2024
Maqedoni

TIKA dhuron pajisje bashkëkohore në Spitalin Klinik në Tetovë

Pajisje të reja mjekësore bashkëkohore në Spitalin Klinik në Tetovë, me vlerë prej 61.000 eurosh, janë siguruar me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Këto pajisje janë të destinuara për Repartin e Kirurgjisë Torakale, ndërsa përbëhen nga pompa infusionale, perfuzor, eho portable me sonde konvekse, aspiratorë për sukcion, aparat për drenazhe të vazhdueshme torakale dhe video bronkoskop fleksibil.
“Kështu po vazhdon trendi i furnizimit me pajisje bashkëkohore në këtë spital klinik”, tha me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.