April 29, 2024
Sport

Tifozët e Sampdoria-s kërcënojnë futbollistin, ai largohet në Gjermani

Sampdoria rrezikon rënien nga Serie A dhe ultrasit e klubit thuhet se kërcënuan Abdelhamid Sabiri-n, i cili u detyrua të kthehej në Gjermani dhe nuk do të jetë në dispozicion tw skuadrws kundër Torinos.

“Blucerchiati” po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e tyre. Ata janë në fund të tabelës së Serisë A dhe rrezikojnë gjithashtu falimentimin, nëse Massimo Ferrero nuk e shet klubin.

Trajneri serb Dejan Stankoviq kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes 5:0 nga Fiorentina të dielën, por klubi dhe tifozët e bindën atë të qëndronte në krye. Sot, ata presin Torinon në “Stadio Ferraris”, por tensioni po përshkallëzohet në qytet. Të dielën, një grup ultras thuhet se kërcënuan Sabirin dhe sekretarin e përgjithshëm, Masimo Lenca, kur ekipi u kthye nga Firenca.

Sabiri kishte hidhëruar tifozët për dhurimin e një fanelle për një tifoz të ri të Fiorentinës pas ndeshjes. Ai u kthye në Gjermani, ku jeton familja e tij, pas kërcënimeve dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Torinos. Ai mund të mos luajë më për Sampdorian.