June 23, 2024
Maqedoni

Thyhet në Shkup autobusi i kompanisë serbe që ka transportuar turistë nga Rusia

Në qendër të Shkupit është demoluar autobusi i një kompanie serbe që ka transportuar turistë nga Rusia, shkruan Blic.
Përveç që janë thyer dritaret e autobusit, janë plackitur edhe gjesende të turistëve në ora 7 të mengjesit.
Autobusi ka bartur turistë rusë që kanë udhëtuar në relacionin Serbi, Mal i Zi, Shqipëri, Maqedoni.
Policia po punon për gjetjen e autorëve të sulmit.