May 3, 2024
Maqedoni

Mbi 3.000 teste, 6 raste të reja, asnjë i vdekur në 24 orët e fundit nga virusi

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus, teksa janë bërë 3.147, përcjell SHENJA.
Rastet janë evidentuar në Shkup-3, Tetovë-2 dhe Strumicë-1.
Janë regjistruar katër pacientë të shëruar. Nga një në Shkup, Tetovë, Dellçevë dhe Krushevë.
Nuk janë regjistruar asnjë raste të vdekjes.