May 10, 2024
Shqipëri

Theu xhamin e makinës për të vjedhur një çantë me lekë, arrestohet 28 vjeçari në Gjirokastër

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kap duke vjedhur një çantë me një shumë parash në një automjet.

Në pranga ka rënë E.N 28 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vjedhjes. Arrestimi i tij u bë teksa u kap në fagrancë duke vjedhur në një lokal në vendin e quajtur “Liqeni i Viroit.

Sipas hetimeve, i riu ditën e djeshme kishte thyer xhamin e një makinë dhe kishte arritur të grabiste një çantë dore brenda së cilës kishte 5 mijë lekë.