I ftuar në Debat21, i pari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se nuk është penduar që nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, por është penduar që është bërë pjesë e Frontit Europian, shkruan TV21. Siç tha Thaçi, partnerët e koalicionit nuk i qëndruan deri në fund marrëveshjes ndërkohë që i quajti horra.

-“Unë i kam ra pishman pse kam hyrë te Fronti Europian”.

–Pse keni hyrë?

-“Po sigurisht, për shkak se unë jam i tillë se kur merremi vesh i rri deri në fund marrëveshjes dhe mendoj se burrat dhe gratë që nuk i rrinë deri në fund marrëveshjes, janë horra”.

Kush nuk e mbajti fjalën?

-“I pari zotëri Ahmeti se në princip u morëm vesh që të krijojmë një front dhe arsyeja kryesore është se ne bashkërisht erdhëm në përfundim se partitë maqedonase dhe shteti i thellë i maqedonasve, vazhdojnë të kultivojnë grupacione të vogla politike që t’i zëvendësojnë partitë shqiptare tradicionale, cila do qoftë, pozitë ose opozitë, që ta kenë me të lehtë t’i manipulojnë shqiptarët. Kjo marrëveshje është bërë gati 1 vjet e gjysmë para zgjedhjeve parlamentare. Stili i zotëri Ahmetit është të të sjellë para aktit të kryer dhe unë gjithmonë kam qenë pro marrëveshjes dhe kur numëroheshin ditët e fundit të shpallen listat unë u mahnita me gatishmërinë e tij manipulative”.

sqShqip