Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është regjistruar në Tetovë, ku një 78-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 74-vjeçare.
Sipas informacioneve nga policia, më 11 qershor 2026, në orën 16:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar Sh.A. (78) nga Tetova, pasi ishte raportuar se rreth orës 09:00 në shtëpinë familjare kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas arrestimit, i dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij është ngritur kallëzim përkatës sipas nenit 130 të Kodit Penal.
Më pas ai është nxjerrë para gjykatësit kompetent, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh. I njëjti është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.

sqShqip