Tetovë: Ndalohet nga policia pasi sulmoi nusen e djalit
Tetovë: Ndalohet nga policia pasi sulmoi nusen e djalit
Sektori për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria personin E.Z. i cili ishte denoncuar nga reja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit
“Me datë 19.05.2024 në ora 20:10 në Departamentin e Policisë-Kamnjan, një grua 37-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj E.Z. Sipas raportit, rreth orës 20:00 në shtëpinë e tyre familjare, pas një debati të shkurtër, vjehrri dhe bashkëshorti i saj B.Z. kanë nisur një përleshje fizike dhe pasi ajo ka tentuar t’i ndajë, ai e ka sulmuar dhe e ka lënduar me një mjet të mprehtë. Personi E.Z. është paraqitur vetë në stacion policorë, ku është ndaluar dhe ndaj tij do të përgatitë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.