April 27, 2024
Maqedoni

Defektologia ka sulmuar fizikisht nxënësen në Shkup

Prindërit nga Shkupi kanë vërejtur lëndime rreth veshëve të vajzës së tyre të moshës së mitur. E dyshuar për shkaktimin e lëndimeve është defektologia e cila i ka dhënë mësime private vajzës. Ajo është thirrur nga policia në bisedë informative.

“N.P.(44) nga Shkupi ka raportuar se me datë 18.03.2023 rreth orës 16:30, bashkëshortja e tij i ka thënë se vajza e tyre e mitur ka pasur lëndime në pjesën rreth veshëve, të cilat ia ka shkaktuar E.S.(36) – edukatore nga Shkupi, të cilën e kanë punësuar privatisht për të mbajtur mësimet e vajzës së tyre”, tha MPB.

Në stacion policor është zhvilluar një intervistë zyrtare me defektologen dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë raportimi përkatës, thotë policia.