Më 13.09.2025 në orën 12:05, në SPB të Tetovës është raportuar se në afërsi të fshatit Podbregjë, Tetovë, është gjetur trupi i pajetë i një personi mashkull. Një mjek i urgjencës e ka shpallur të vdekur, ndërsa oficerët e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për M.S. (84) nga Tetova, i cili po priste dru në arën e tij, kur një dru i ra mbi kokë dhe vdiq nga plagët e marra. Në prani të prokurorit publik dhe mjekëve ligjorë, kontroll ka kryet një ekip inspektimi nga SPB i Tetovës.

sqShqip