Një i vrarë e pesë të plagosur në Lushnjë

Rritet numri i të plagosurve nga breshëria e plumbave në lokalin në pedonalen e Lushnjes.

Policia njoftoi edhe për dy të plagosur të tjerë, duke e çuar numrin në pesë.

Në vijim të hetimeve, policët kanë gjetur edhe një makinë që dyshohet se u përket atentatorëve që i morën jetën pronarit të lokalit, Bledar Muça, 33 vjeç.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në pedonalen e qytetit Lushnjë, të plagosur jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetaset Eksara Cauli, 26 vjeç dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.

Në fshatin Thanasaj, Lushnjë, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, njoftoi policia.