April 28, 2024
Rajon - Botë

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, numri i njerëzve të prekur mbi 20 milion

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i njerëzve të prekur nga tërmeti në të gjithë Turqinë dhe Sirinë shkon deri në 23 milion.

Kjo përfshin rreth një milion fëmijë, tha më herët komitetit ekzekutiv të agjencisë shëndetësore të OKB-së, oficeri i lartë i urgjencave të OBSH-së, Adelheid Marschang.

“Kjo është një krizë në krye të krizave të shumta në rajonin e prekur,” tha Marschang për Sirinë, duke shtuar se nevojat e vendit janë të larta pas gati 12 vjet krize të zgjatur, komplekse, ndërsa financimi humanitar vazhdon të bjerë.r.t/abcnews.al