May 3, 2024
Rajon - Botë

Tërmet në Nepal, humbën jetën 137 persona

Të paktën 137 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Nepalin, raporton Anadolu.

Qendra Kombëtare e Sizmologjisë e Indisë njoftoi se një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi Nepalin me një epiqendër në thellësi prej 10 kilometrash.

Zëdhënësi i policisë së Nepalit, Kuber Kadayat tha për Anadolu se numri i viktimave në dy rrethet kryesore në Nepalin perëndimor ka arritur në 137 ndërsa 166 persona u plagosën.

Ai tha se një operacion i madh shpëtimi ende është duke u zhvilluar. Tërmeti u ndje në të gjithë rajonin e gjerë, veçanërisht në Indinë veriore.

Kryeministri i Nepalit, Pushpa Kamal Dahal shprehu pikëllimin për viktimat dhe dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti. Zyra e tij tha se mobilizoi të tre agjencitë e sigurisë për shpëtim urgjent dhe ndihmë për të plagosurit.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha se ishte thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Nepal.

“India qëndron në solidaritet me popullin e Nepalit dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme”, tha Modi.