Tërmet në Kinë, shemben qindra ndërtesa
Kina Lindore është goditur nga një tëmet i fuqishëm në orët e para të së dielës. Tërmeti shkaktoi shembjen e 126 shtëpive dhe plagosi 21 persona. Epiqendra u identifikua 26 kilometra në jug të qytetit të Dezhou në provincën Shandong, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerqë edhe në kryeqytetin kinez Pekin, i cili është mbi 300 km larg nga epiqendra. Si pasojë e tërmetit Hekurudha e Pekinit njoftoi anulimin e mbi 60 trenave. Linjat e trenave po inspektohen për dëmtime të mundshme, ndërsa shërbimi i gazit ishte mbyllur në disa zona për shkak të dëmtimit të tubacioneve. /alsat.mk