Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter goditi sot Turqinë perëndimore, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Sipas të dhënave të njohura, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën me koordinata gjeografike 39.2655 gjerësi gjeografike dhe 28.0498 gjatësi gjeografike, në veri të qytetit të Izmirit.
Hipoqendra e tërmetit ishte e vendosur në një thellësi prej afërsisht 12 kilometrash nën tokë. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

