Tensioni në Ukrainë – NATO do t’i dërgojë Rusisë një propozim me shkrim në fund të kësaj jave

NATO do t’i dërgojë një propozim me shkrim Kremlinit në fund të kësaj jave për të “përpjekur të gjejë një rrugë përpara”, mes tensioneve në rritje rreth trupave ruse në kufirin e Ukrainës, tha për CNN, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

“Ne do të theksojmë se jemi gati të ulemi… dhe të diskutojmë kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën në aktivitetet ushtarake, mekanizmat e reduktimit të rrezikut dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për sigurinë evropiane. Dhe gjithashtu të ulemi dhe të dëgjojmë shqetësimet ruse”, u shpreh Stoltenberg.

Shefi i NATO-s tha javën e kaluar se aleanca ushtarake perëndimore së shpejti do t’i dërgonte Rusisë propozimet e saj me shkrim, duke iu përgjigjur kërkesave të sigurisë së Moskës dhe do të sugjeronte bisedime serioze për kontrollin e armëve dhe masat e transparencës për aktivitetet ushtarake dhe të vendosjes së raketave.

Komentet e Stoltenberg erdhën një ditë pasi NATO njoftoi se disa vende anëtare po vendosnin forcat në gatishmëri dhe po dërgonin anije dhe avionë luftarakë shtesë në Evropën Lindore.