Maqedoni

Tensione në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja thotë se zëvendës kryeministri i dërgoi puthje dhe ia shkeli syrin!

Një zënkë e madhe ka ndodhur në Kuvend gjatë seancës për pyetje të deputetëve, ku aktore kryesore ka qenë deputetja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska. Ajo e ka akuzuar zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane Bojan Mariçiq se i ka dërguar puthje dhe ia ka shkelur syrin pas shpine.

“Nuk e di si nuk të vjen turp. Puthje dhe shkelje syri dërgo në shtëpinë tënde, jargaq. Në çka përngjan kjo sjellje e pahijshme e zëvendëskryeministrit për Integrime Evropiane Bojan Mariçiq?! Edhe kolegët e mi e panë shumë mirë atë që po bënte Mariçiq. Kohët e fundit kolegu im Nikolla Micevski u akuzua se ka sulmuar një deputete. E çka ishte kjo që bëri zëvendëskryeministri?”, pyeti në fjalimin e saj Stojanovska.