May 5, 2024
Maqedoni

Bekim Sali i reagon ministrit Lloga

Veprimet e fundit të ministrit Lloga në lidhje me Kodin Penal të datës 13.02.2023 janë vërtet dëshpëruese. Ai mbrëmë, postoi FB status në lidhje me këtë propozim ligj në katër versione të ndryshme, ngjashëm stilit të tij kur gjindet në situate “të ngushtë”. Ministri Lloga pretendon se ky version është miratuar në parlament me vota të Alternativës, por faktet flasin ndryshe. Fotografia e mëposhtme tregon qartë të dhënat e votimit dhe shifet se asnjë nga deputetët e Alternativës nuk e mbështeti këtë propozim.
Megjithatë, një kthesë tronditëse zbulon se deputetët e ASH-së, përfshirë Syrija Rashidi, Abdulla Saliu, Ilire Dauti, Artina Qazimi dhe Atnan Neziri, votuan pro një propozimit të Kodit Penal, duke kundërshtuar pretendimet e ministrit Lloga. Ky është një shembull i mprehtë i pandershmërisë politike dhe një shpërfillje e cila cënon mirëqenien e fëmijëve. Dhe deputetët tuaj mbajnë përgjegjësi për këtë ! Është dëshpëruese kur zyrtarët e qeverisë dhe partitë politike përdorin gënjeshtra.
Minsitrit Lloga ia përkujtojë se në 12 shkurt 2023 Alternativa kishte marrë vendimin për largim nga qeveria, e ndërsa ju 3 muaj para kësaj i kishit bërë gati kollaret për në qeverisjen e shumë dëshiruar me BDI-në dhe ia votonit të gjitha ligjet bllanko. Dhe ky është një prej atyre ligjeve i votuar në mënyrë amotereske pa pikë analize, por që dëshmon një vasalitet ndaj BDI-së që sot e kësaj dite është evident. Është e kuptueshme që pas çdo pengese, mund të ketë një dëshirë për të hedhur fajin tek të tjerët. Por në këtë rast fajin e ka krejtësisht ministri Lloga dhe disa nga kryesia e ASH-së të cilët janë kapur nga BDI-ja. Është për të ardhur keq për disa udhëheqës të ASH-së që e gjejnë veten të instrumentalizuar në këtë aleancë me BDI-në. Po them disa anëtarë të kryesisë të ASH-së e jo të gjithë, pasi e di që ka individë të mirë dhe parimorë në radhët e tyre. Ata ndihen të tradhtuar nga ky bashkim me BDI-në./Bekim Sali