Sport

Tenisti i njohur botëror e largon nënën e tij ruse nga stadiumi: Mos më fol rusisht!

Pas babait të tij, me të cilin Stefanos Tsitsipas është grindur herë pas here, ai kësaj here është grindur edhe me nënën e tij.

Gjatë gjysmëfinales në turneun e Romës, tenisti grek nuk duroi dot duke dëgjuar komentet e nënës së tij në rusisht, ndaj e shau dhe i tha të largohej nga tribuna.

Konkretisht, gjatë ndeshjes ndaj Medvedev, kur rusi ktheu rezutatin në 6-5 në setin e parë, Tsitsipas u kthye dhe i tha Julias, nënës së tij:

Mos fol rusisht. Flisni në greqisht. Mos fol rusisht. Nënë unë luaj dhe ti më flet rusisht. Dilni nga fusha, më mirë mos flisni rusisht. Unë nuk mund ta kuptoj se çfarë po kalon në mendjen tuaj. Ti më flet gjuhën e popullit tënd. Nëse ke Zot ik”.

Episodi i befasoi të gjithë në Romë! Greku kishte shumë nerva, pasi tenisti rus është rivali i tij më i madh. Kujtojmë se para ndeshjes, Daniil Medvedev refuzoi të fotografohej me Tsitsipas.

Episodi është bërë viral në rrjetet sociale dhe komentet nuk kanë të sosur.