May 5, 2024
Maqedoni

Ndahet nga jeta Qefli Ejupi themeluesi i odës së parë të burrave “Sofra e Gostivarit”

Nga një sëmundje e papritur, të mëkurën pasdite ka ndërruar jetë Qefli Ejupi themeluesi i odës së parë të burrave “Sofra e Gostivarit”, Qefli Ejupi, njofton Gostivari Sot

“Shuhet edhe një dritë e folklorit shqiptarë në Gostivar! Ndahet nga jeta kontribuesi, adhuruesi i folklorit shqiptarë, Qefli Ejupi, themeluesi i parë i Odes së Burrave, “Sofra e Gostivarit”, e cila priti me dhjetra grupe e shoqeri kulturore, rapsod nga gjitha trojet shqiptare, mysafir të ndryshem adhurues të folklorit si dhe udhëheqës nga lemia e kultures në institucionet komunale e shtetërore të vendit tonë”, ngushëllojnë nga Shoqata e Diasporës “Sërmnova”, nga i cili fshat vinte i ndjeri.

Vdekja e tij që erdhi si pasojë e një sulmi të papritur kardiak, ka trazuar shpirtrat e personave që e njihnin.

“Na ike shpejt e na pikellove pa mase! Zoti xhehnetin miku im Qefli Ejupi! Do te kujtojme gjithmon njeriu I pasionuar shume pas tradites dhe folklorit! Nje atdhetar e humanist I pashoq! “Sofra e Gostivarit”mbetet e shemtuar pa ju…. Ngushellime familjes nga Ansambli”Jahi Hasani”Cegran, shkruan kryetari Zani Memedi.

“Pusho ne paqe Qefo! Sot mora lajmin e trisht per vdekjen e shokut tonë Qefli Ejupi nga Gostivari me ç’rast folklori mbarshqiptar humbi edhe nje kultivues te pasionuar !Ngushllime familjes,miqve e shokeve e veqanerisht shokeve nga Gostivari”, shkruan folkloristi i mirënjohur shqiptar nga Shkupi, Ajrulla Emini.

“Trishtim i madh sonte për mua,kuptova se paska ndruar jetë shoku ynë më i dashur, QEFLI EJUPI NGA GOSTIVARI,kur se kam kujtuar se do të postoj foto për vdekjen e tij por,ja që Zoti e mori,gjithnjë të mirët shkojn më herët,Eee shoku ynë Qefli Ejupi, sa e deshe e këngën folklorike ,aspak nuk kurseje për kulturen traditën kombëtare ,Gjithnjë odën e mbaje të stërmbushur me rapsod,e deshe këngën me shpirt e zemër!Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së Qefliut,farefisit dhe mbarë shoqërisë!Zoti të falt Xhennetin shoku ynë që asnjëherr su ndave nga ne,por ja që Zoti aq e paska shkruar”, shkruan pronari i Tv Top Estrada, këngëtari i mirënjohur nga Tetova, Jashar Sejdiu.

Redaksia e portalit Gostivari Sot, portalit Lobi dhe Agjencisë së Lajmeve Flaka me në krye kryeredaktorin Driton Zenku, shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ejupi dhe djemt e të ndjerit Bekim e Idriz Ejupi.