Më 19.01.2026 në orën 20:00 në SPB Shkup, O.J. (33) nga fshati Çerkez i Kumanovës, ka raportuar se rreth orës 17:20 në fshatin Haraçinë, nga një automjet në lëvizje “Volkswagen Passat”, janë dëgjuar disa të shtëna, duke dëmtuar xhamin e përparmë të automjetit të tij “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, me të cilin udhëtonte.
“Po merren masa për ndriçimin e rastit”, njoftoi MPB.

