April 28, 2024
Rajon - Botë

Të shtëna me armë zjarri në Rio de Janeiro, vriten të paktën 23 persona

Të paktën 23 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë në një shkëmbim zjarri në Rio de Janeiro këtë të enjte mes policisë dhe një grupi trafikantësh droge.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni policor në zonën Jacarezinho të qytetit. Sipas Policisë Civile, më shumë se 200 oficerë po kryenin operacionin për të luftuar krimin e organizuar.

Gjithashtu nga të shtënat janë plagosur dy pasagjerë në një tren metro u goditën nga plumbat, por mbijetuan.

Rio de Janeiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.