Të rinjtë pyesin Ganiun: Pse nuk u realizua kontrata?
Përfaqësuesit e forumeve rinore të partive politike po bëjnë për pesë pare kryetarin aktual të Komunës së Çairit Visar Ganiu. Ata i kërkuan llogari Ganiut për premtimet nga zgjedhjet e kaluara dhe “kontratën” e tij, të cilën nuk e realizoi as 10% sipas tyre. Spitalin për fëmijë, sallën Partizani, riparimin e ndërtesave dhe të gjitha projektet e tjera të kontratës, të cilat i premtoi dhe i harroi menjëherë pas zgjedhjeve.
Të rinjtë gjithashtu e porositën Ganiun se nuk mund t’i besojnë premtimeve të reja, kur i ka shkelur të gjitha premtimet nga zgjedhjet e kaluara.