April 26, 2024
Maqedoni

Bekim Sali e zë “mat” Ganiun: Ju prezantoj dëshmitë e “krimeve” të Visarit!

Kandidati i Alternativës për kryetar të Komunës së Çairit ia shpalosi të zezat kryetarit aktual të Komunës Visar Ganiu, live në emisionin “Click Plus” në TV21. Duke folur për uzurpimin e hapësirave publike për përfitime ilegale, Bekim Sali prezantoi dëshmi për uzurpimin e disa parcelave publike në Çair.

Sali fillimisht sfidoi Ganiun duke e pyetur direkt nëse është uzurpuar parku “Nato” në Çair. Pasi Ganiu tentoi të bëjë lajka me përgjigjet e tij, Bekim Sali tregoi publikisht se posedon dëshmi të qarta se parku është uzurpuar në mandatin e Visar Ganiut. Ai prezantoi edhe fotografi të uzurpimit të hapësirave publike në lagjen Dizhon, pikërisht në mandatin e Visar Ganiut.

Nga ana tjetër Visar Ganiu akuzoi qytetarët për ndërtimet pa leje në Çair.