Rreth 60 punonjës të Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Kumanovës”, thonë se ende nuk kanë marrë K15 e vitit 2024, e as të vitit 2025, kanë vonesa në paga dhe punojnë me uniforma të vjetruara. Ata sot kërkuan të drejtën e tyre nëpërmjet televizionit Alsat, ku siç thanë po kërkojnë atë qe u takon pasi familjet e tyre varen nga të ardhurat që marrin në këtë ndërmarrje.
”Kohëve të fundit kanë filluar edhe pagat të vonohen, thuan që nuk ka mjete e thuan që nuk do marrim as pagat. Sot është i 11 dhe ende se keni marrë pagën? Jo ende se kemi marrë për muajin nëntor dhe regresin nuk e kemi të paguar të vitit 2024 e mos flasim më për vitin 2025. Dmth K15 nuk keni marrë as për 2024 e as për 2025. Jo nuk kemi marrë as për këtë vit”, tha Nazim Xheladini – I punësuar në NP “Parkingu i Kumanovës”.
“Kërkesat tona konkrete që nuk janë kërkesa personale, janë që të paguhet regresi për vitin 2024 sipas marrëveshjes kolektive e jo siç na thuan që është ndërpre ajo marrëveshje nga Inspektorati Shtetëror nga 24 mijë denarë dhe tani na paguajnë në minimale dhe të bëhet pagesa e regresit për vitin 2025 dhe të merret pagesa pa vonesa pra siç ishte më herët deri në datën 5 të muajit”, deklaroi Daniel Jovanovski – I punësuar në NP “Parkingu i Kumanovës”.
Drejtori Andrea Maxhovski nuk shpjegon arsyet pse rrogat janë vonuar dhe pse nuk është paguar K15 për vitin 2024 dhe 2025 por vetëm thotë se pagesat do të bëhen në kohë dhe të gjitha detyrimet ndaj të punësuarve do të kryehen brenda afateve ligjore.
“E kanë të prapambetur për vitin 2024 dhe e dimë së si janë të gjitha ndërmarrjet publike në shtet ashtu edhe tek ne por do t’i marrin për 2025, do t’i marrin të gjithë pagesën e K15. Edhe për vitin 2024 po ashtu edhe për vitin 2025”, tha Andrea Maxhovski – Drejtor i NP “Parkingu në Kumanovës”.
Sa i përket ankesave për uniforma të vjetruara të punonjësve të ndërmarrjes, “Parkingjet në Kumanovë”, sipas drejtorit Maxhovski, me fillimin e vitit 2026, planifikojnë që të hapin tender për prokurim për uniforma të reja. /Alsat.mk

