Kolumna

Të mësosh, apo të edukosh???

SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Të jesh një mësues ose një pedagog i mirë nuk është fare vështirë, sepse të fusin të bëhesh i mirë nxënësit. Ata janë që të obligojnë që ti të jesh edhe mësues, edhe pedagog i mirë, por kuptohet nëse mësuesi dhe pedagogu profesionin e tyre e kanë zgjedhur me dëshirë, pa imponime. Njëherit ky profesion nuk do rastësi për ta zgjedhur sa për ta provuar, sepse këtu ke të bësh punë me krijesa të gjalla dhe mu në fillim të formësimit të njomësisë së fëmijës dhe formimin e personalitetit të tij që nga klasa e parë.

Atëherë kur fillon gatimi i këtij personaliteti që do të marrë rrugëtimin e tij deri sa te jetë gjallë, kështu që çdokush nuk mund të jetë mësues dhe pedagog nëse nuk e do me përkushtim këtë profesion dhe nese nuk e do me zell dhe nëse nuk i përkushtohet me tërë qënien e tij shpirtërore dhe fizike këtij profesioni. Ky është një profesion shumë i dashur dhe i shenjtë, por është edhe shumë i vështirë. Është njëri ndër profesionet më me përgjegjësi, sepse të mësosh dhe të edukosh gjeneratat e reja me vite të tëra është një krenari shumë e madh, por është edhe një përgjegjësi e madhe.

Mësuesi gjatë karrierës së tij përcjellë shumë gjenerata dhe çdokush duhet ta përfundoj karrierën e këtij profesioni , ashtu siç ia ka filluar që në ditët e parë ashtu edhe ta përfundoj. Nxënësit e tij në të ardhmën do të jenë gjithkund. Do të jenë me profesione të ndryshme që nga bujku, zejtari, afaristi, politikani, mësuesi, inxhinieri, mjeku, magjistri e doktor shkence edhe atë të të dy gjinive e shumë e shumë profesione të ndryshme që nuk do mundja t’i numëroja të gjitha në këtë shkrim timin, që kjo për mësuesin kur i shikon dhe kurrë dëgjon për sukseset e tyre zemra do i bëhet mal nga gëzimi. Shumë është vështirë të përgjigjem në këtë pyetje, sepse të punosh kaq vite në arsim me të vërtetë është goxha vështirë të veçosh ndonjë kujtim që të mbetet i paharruar, sepse të punosh në këtë profesion një kohë kaq të gjatë ka shumë kujtime që nuk mund të harrohen asnjëherë. Me të vërtetë është shumë vështirë të veçosh, sepse tek ne shqiptarët arsimi gjithnjë nga pushtetet përjetoi shumë peripeci dhe sakrifica që disa tek arsimtarët nuk do të harrohen derisa të jenë gjallë. Ka shumë ngjarje dhe kujtime të mira që gjithnjë duan ti kthejnë dhe ti përkujtojnë në kohën kur kanë ndodhur për t’i kujtuar dhe për të mos harruar asnjëherë dhe për t’i marrë me vete edhe pas vdekjes tek varri , por ama ka edhe ngjarje dhe kujtime që kurrën e kurrës nuk dua të rikthehem për t’i kujtur edhe pse nuk duhet edhe t’i harrojmë asnjëherë, edhe pse ishin shumë të hidhura për të gjthë mësuesit shqiptarë varësisht nga koha e tyre kur punuan në arsim. Unë do të flas në këtë rast për vetveten dhe jo për të tjerët, se mua puna me nxënësit jo vetëm që më ka ndihmuar, por më ka nxitur dhe më ka stimuluar gjithnjë që ta kap pasurimin dhe frymëzimin këtu tek shpirti i nxënësve të mi.

Këtu gjithnjë ka filluar inspirimi, frymëzimi dhe këtu ka përfunduar. Unë tek nxënësit gjithnjë e kam gjetur gurrën e pashtershme të frymëzimit tim, sepse këtu është ai kopshti dhe livadhi më i bukur mbushur me lulet më të mira dhe si mos ta gjesh atë frymëzm kur je në atë kopsht dhe livadh kaq të bukur të mbushur plot e përplot me lule e unë si krijues mos ta thith nektarin e këtyre luleve kaq të bukura që ta dhurojnë nga shpirti i tyre i njomë dhe çiltër si ujë kroi nxënësit. Ndoshta nuk më përket mua ta them këtë, sepse edhe unë i takoj këtij profesioni si një punëtor i arsimit, por duhet thënë gjithnjë të vërtetën pa marrë parasysh se në çfarë pozite je , sepse opinion kërkon përgjigje të saktë dhe unë jam i tillë që gjithnjë më pëlqeu mua apo dikujt tjetër përgjigjet e mia i jap ashtu siç duhet dhënë pa kurrfarë hamendjeje.

Është më se e vërtetë ajo që me bindje do e them se punëtorët e arsimit kanë qenë janë dhe do të jenë ata, të cilët i kanë sjellur, i sjellin dhe do t’i sjellin të mirat kombit të tyre dhe lirisht si të jenë heronj, por këtu unë do të kisha shtuar se kjo nuk vlen për të gjithë punëtorët e arsimit në përgjithësi. Kjo vlen vetëm për ata që janë të lidhur ngushtë shpirtërisht dhe fizikisht me tërë qënien e tyre me profesionin e arsimit që kanë zgjedhur që nga fillimi i karrierës së tyre e deri në përfundim të karrierës duke e kryer këtë mision të shenjtë me nder dhe respekt. Pa u sakrifikuar në këtë profesion nuk mund të jesh hero. Unë lirisht do e them edhe këtë për fat të keq me një keqëardhje se disa në kohëra të ndryshme , por edhe sot janë rastësisht në këtë profesion, rastësisht e bartin emrin punëtor i arsimit dhe këta individë që nuk janë të paktë duhet sa më shpejt të largohen nga ky profesion, sepse nuk e kanë vendin aty. Këtë e them me plot vetëdije dhe përgjegjësi se duhet sa më shpejt të ikin nga ky prefesion se rastësisht janë në këtë instucion arsimor që nuk duhet të jenë. Sa i përket se cili është autoriteti i mësimdhënësit sot nga rrethi apo shoqëria edhe ketë përgjigje do e them troç e shqip.

Autoriteti i mësimdhënësve nga rrethi jo në përgjithësi, por jo edhe pak është mjerim. Sot shumë pak për të mos thënë aspak, sepse duhet bërë përjashtime. Mësuesi nuk ka fare respekt nga rrethi ku ai jeton dhe vepron. Shumë më teper respektohet një rrugaç, një hajn dhe…, një… se sa një arsimtar i mirëfilltë, i cili tërësisht ia ka përkushtuar jetën e tij arsimimit dhe edukimit të gjeneratave, ardhmërisë së poppullit të tij. Dua ta plotësoj në tërësi duke mos lënë anësh se edhe nga ana e shoqërisë autoriteti i mësimdhënësit në këto vitet e fundit është mbivlerësuar dhe është nënçmuar dhe nuk i është dhënë vendi, të cilin ata e meritojnë. Nga institucionet puna e mësimdhënësit, gjithnjë flas për mësimdhënësin e mirëfilltë është shumë përbuzëse në çdo aspekt. Është për keqardhje për mësimdhënësit se në çfarë niveli të respektit të tyre kanë mbetur në këtë kohë të pa kohë, siç e quaj unë në të shumtën e rasteve. Është absurd mbi absurdin!… Është turp!… Atëherë çfarë respekti kërkojmë të ketë mësimëdhënësi? Mësuesi gjithnjë është i përkushtuar me tërë qenien e tij psikike dhe fizike në proçesin edukativo-arsimor dhe në profesionin tij të mësuesisë, për të cilin ka mbaruar shkollimin e tij. Gjatë gjithë kohës i përkushtuar punës me fëmijët, gjegjësisht me nxënësit duke u munduar gjithnjë me mundësitë dhe aftësitë e tia që të jap kontributin e vet, për të cilin e ka obligim për ta kryer ashtu siç duhet kryer misioni i një mësimdhënësi, pedagogu dhe edukatori, sepse nxënësit mësuesin e shohin si prindi i dytë i tyre.

Unë emendoj se mësuesi duhet ta ndjejë veten shumë të lumtur dhe krenar për kontributin tj që ka dhënë ndaj tyre, por sa e ka dhënë kontribut të tyre mbetet të vlerësojnë të tjerët e mbi të gjitha nxënësit dhe prindërit e tyre. Mbi të gjitha, puna dhe profesioni i mësuesit me nxënës edhe njëherë po e përsëris se është obligim personal, kombëtar dhe shoqëror, sepse nuk të dërgon askush me dhunë që të marrësh këtë profesion dhe të punosh me këta fëmijë. Këtë e secili ( secila) e ka zgjedhur me dëshirën e vet, ndërsa pastaj kuptohet vjenë edhe frymëzimi vetvetiu që të frymëzojnë, të nxisin dhe të motivojnë për këtë frymëzim edhe fëmijët, gjegjësisht nxënësit që kur futesh në mësonjëtore të duket se je në një kopsht shumë të bukur e të mbushur me lloj –lloj lule që kundërmojnë erë diturie. E tërë kjo ta shton edhe më shumë frymëzimin dhe dashurinë për të punuar edhe më tepër me ata dhe të ndjehesh shumë i lumtur. Puna e mësimdhënësit nuk i është imponuar askujt , por e zgjedhur me dëshirë dhe për këtë para se të orientohesh në këtë profesion duhet menduar mirë e mirë se a mund të dalësh faqebardhë dhe atëherë duhet zgjedhur ta ushtrosh këtë profesion për ta kryer me ndërgjegje, sepse dikujt i duket ky profesion shumë i mirë dhe i këndshëm, por pa u futur thellë të mendoj se mu ashtu nuk është.

Ka edhe anën tjetër shumë të rëndësishme se ka një përgjegjësi të madhe, sepse ke të bësh me një profesion të shenjtë dhe ke të punosh për të mësuar dhe edukuar një qenie të gjallë me një shpirt shumë të njomë dhe të pastër. Duhet thënë shumë hapur se puna si mësimdhënës dhe pedagog ka qenë dhe mbetet shumë e vështirë nëse i ke vu vetes detyrë dhe obligim për ta kryer me ndërgjegje, por edhe nuk ka më kënaqësi të jesh mësimdhënës dhe pedagog kur sukseset e nxënësve, studentve të kanë arritur të arrijnë aty ku ka qenë gjithnjë synimi yt që të jenë nxënës ose studentë të shkëlqyer me sukses dhe sjellje shembullore.