Kolumna

Të gjithë vrasësit dhe kriminelët vendin e kanë në burg, këtu nuk guxon të ketë kute të dyfishta

Shkruan: Ejup Berisha

Vrasesit e Vanjës së mitur engjëllit të pafajshëm i kapën dhe i arrestuan shumë shpejtë. Bravo e përshëndes këtë veprim apo akt të pushtetit aktual në RMV. Vrasesin e Almirit Engjellit të vogël e liruan shumë shpejtë në mënyrën më të pakuptimte apo dhe tepër absurde përfaqsuesit e po të njëjtit pushtet për faktin se keqbërësi i pashpirtë ishte fëmijë i babait të afërt me pushtetin aktual. Prandaj ky pushtet e ka një plus tejet të madh për faktin e parë atë që i kapi dhe i arrestoi shumë shpejtë vrasësit e Vanjës por i njëjti pushtet e ka edhe një minus tepër të madh ky për faktin se e liroi vrasësin e pashpirtë apo gjaksorin e Almirit. Si duket ky pushtet në veprimet e tij ndaj kriminelëve po përdor dy kute: një me të cilin po ështe i mirë i ashpër dhe konsekuent në kapjen dhe në arrestimin e vrasësve të fëmijëve maqedonas dhe me te dytin kut ky pushtet po tregon meshirë dhe butësi ndaj vrasësve te femijëve shqiptar në rastin konkret ky pushtet veproi kështu me rastin e vrasjes së Almirit të vogël nga Kumanova.

Edhe pse në bazë të Kushtetutes dhe ligjeve pozitive pushteti është i obliguar të vepron njëjtë ndaj vrasësve kështu i njëjti duhet
ti ndjek dhe arreston përsëris të gjithë vrasësit e njerëzve ne këtë shtet pa marrë parasyshë se cilës perkatësi etnike i takojnë vrasësit. Në Kushtetuten dhe në ligjet e RMV-së nuk shkruan se vrasësit e fëmijëve maqedonas duhet të arrestohen dhe vrasësit e fëmijë
ve shqiptar duhet të lirohen por atje shkruan se të gjithë vrasesit çofshin ata maqedonas, shqiptar, vlleh,rom, serb,turq apo dhe boshnjak nëse të njëjtët bëjnë vrasje të gjithë duhet të
ndiqen, të hetohen, të arrestohen dhe të denohen. Ndërsa këtu te ne në RMV pushteti fatkeqësishtë për këto raste përdor kute të dyfishta. Kështu përsëris ky pushtet vrasë
sit e shqiptarëve i liron ndërsa varsësit e maqedonasve i kap me shpejtesi dhe shumë urgjentishtë i arreston. Kushtetuta dhe ligjet pozitive të RMV-së me sa e dimë ne nuk lejojnë që pushteti për raste te njëjta të përdor kute të ndryshme porse ky për të njëjtat raste duhet të vepron njëjtët me të gjithë kryesit e veprës penale vrasje. Në aktin më të lartë juridik dhe në derivatet e tij në ligje nuk shkruan se për ndonjë vrasës duhet të ketë dënim e per ndonjë vrasës tjetër të ketë lirim apo dhe mëshirë.

Në një shtet normal të gjithë vrasesit vendin e kanë në burg ndërsa në një shtet jo normal vrasesit e Vanjës arrestohen ndërsa vrasesi i Almirit shetit i lire sikurse të mos ketë bërë asnjë të keqe. Prandaj do të doja që edhe RMV të bëhet shtet normal ku do ta pësojnë njerëzit e këqij dhe kriminelët, e jo të mbetet shtet jo normal ku do të vuajnë njerëzit e mirë dhe të pafajshmit.