May 10, 2024
Maqedoni

Reflektohen vërejtjet e ministrit Aliu/Kushtetuesja pezullon rritjen e pagave në Ministrinë e Financave

Kushtetuese ka pezulluar rritjen e pagave prej 30 për qind në Ministrinë e Financave dhe organet e administratës shtetërore, që do të thotë se deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, ata nuk do të marrin pagë me rritje prej 30 për qind. Edhe ministri i Shoqërise Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ngriti shqetësimin e tij për Ministrin e Financave e cila ka paga më të larta se ministritë tjera. Ai në një intervistë ka deklaruar se puna e pagave është kaos në shtet, dhe nuk është e drejtë nga punonjësit e ministrive tjera që Ministria e Financave të ketë 30% paga më të larta se ministritë tjera. “Ministria e Financave ka 30% paga më të lartë se ministrit tjera, thjeshtë në aspekt administrativ nuk duket edhe bukur. Ke një person i cili punon në një ministri me një portfolje të punës së njejtë me një person tjetër, pra këtu është mungesa e nje ligji për rroga”. Ministri Aliu do të krijojë ligje që kanë për qëllim të regullojnë mënyrën se si institucionet publike operojnë, ligje që përcaktojnë standarte të forta për transparencën.Top24