May 19, 2024
Maqedoni

Të gjitha vendbanimet e Shkupit janë të rëndësishme

Ne jemi duke inspektuar aktivitetet intensive të ndërtimit dhe zgjerimit në bulevardin Boris Trajkovski nga lagjja Pinti e deri në urën e Markova Rekës përballë Draçevës.

Me këtë, Draçeva më në fund fiton një aks të shpejtë rrugor me pjesën tjetër të qytetit. Kështu ka thënë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në lagjen Draçevë.

Në gjatësinë prej 2,325 metra, ka një zgjerim nga 2 në 4 korsi, ndërtimi i shtigjeve për këmbësorë në të dy anët e bulevardit dhe një shteg biçikletash në njërën anë me gjerësi 2.75 metra, shton Shilegov.