May 12, 2024
Maqedoni

Realiteti në Çair: Qentë ednacakë rrezikojnë fëmijët, Ganiu kërkon edhe një mandat

https://www.facebook.com/548341458621190/posts/4179915158797117/

Dhjetëra qenë endacakë po bëjnë kërdi në Komunën e Çairit. Qytetarët ankohen se siguria e fëmijëve të tyre rrezikohet seriozisht për çdo ditë, ndërsa qentë në grupe sulmojnë kalimtarët.

“Sot, ora 11:15 parku ne Fushë Topanë “Muzafer Haruni” u rrezikuan disa femijë. U detyruan dramatikisht të ikin në banesa”, ka raportuar një qytetar për faqen Duam Çair të Pastër, duke e dëshmuar edhe me video.

Ndërkohë një qytetar tjetër ka shkruar se e njejta ndodh edhe nëpër lagjet tjera të Çairit.

“Karshi ‘Tre tregtarëve’ në Çair. Njeri që kalon ju lehin, ju shkojnë mbas”, ka shkruar qytetari duke dërguar edhe një fotografi.

Ndërkohë për 4 vite mandat Visar Ganiu nuk ka lëvizur as gishtin e vogël për të zgjidhur këtë problem, i cili rrezikon çdo ditë banorët e Çairit e sidomos fëmijët. Ganiu kërkon edhe 4 vite tjera për të zgjidhur problemin e qenve endacakë.