Të drejtat e konsumatorëve, abuzimet në treg nuk do të lejohen
15 marsi shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorit. Festimi i kësaj dite është një shans për të kërkuar që të respektohen dhe mbrohen të drejtat e të gjithë konsumatorëve, si dhe për të protestuar kundër abuzimeve të tregut dhe padrejtësive.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se një listë prej 2.500 produkteve që duhet të lirohen në treg i është dërguar Odës Ekonomike pas miratimit të Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare.