April 29, 2024
Maqedoni

ASHMAA dënon shkrimin e Apasievit ndaj Kanal 5

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHNAA) dënon fjalimin tejet vulgar dhe të papërshtatshëm të kryetarit të partisë politike “E Majta”, të të Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook, i cili i referohet televizionit Kanal 5.

“Përskaj etiketimit dhe diskreditimit publik të mediumit dhe personit përgjegjës të tij, “E Majta” u bën thirrje edhe për bojkotim, gjegjësisht mos-reklamim në Kanal 5, duke përmendur një antifushatë të organizuar sistematike. Një sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë dhe personazhe publike që duhet të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe medias. Politikanët dhe bartësit e funksioneve publike duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e fjalëve të tyre dhe përgjegjësinë që kanë para qytetarëve. Komunikimi jo i duhur ndikon negativisht në lirinë e shprehjes, mbi të gjitha në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias”, thuhet në reagimin e ASHMAA.