May 19, 2024
Maqedoni

Gjenden tre trupat e pajetë të shtetasve të Kosovës që ranë në lumin Lepenc

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar se është nxjerrë vetura me trupa të pajetë nga lumi Lepenc.

Përmes një njoftimit ambasada ka bërë të ditur se pas shumë përpjekjeve. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur që ta nxjerrin veturën.

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut i ka shprehur ngushëllime e saja për këtë tragjedi.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të. Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi. Njëherit shprehim falenderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast.” – thuhet në njoftim.