April 30, 2024
Maqedoni

Tateshi: Ta ndajmë përgjegjësinë morale nga ajo juridike

Bekim Tateshi, nga dikasteri i shëndetësisë nga partia Aleanca për Shqiptarët duke folur për tragjedinë e Tetovës ka folur për llojet e përgjegjësive.

Tateshi tha se duhet ndarë përgjegjësia morale nga ajo juridike.

Sipas Tateshit, politika shëndetësore e keqe “shpërtheu”, në spitalin modularë në Tetovë.

Shtoi se ministrat dhe zv.ministrat e BDI-së s’ka pasur nevojë që të jenë në Tetovë tek spitali modularë pas momentit, kur policia vendosi shiritat në momentin kur policia për të mos lejuar kalimin në atë zonë.

Tateshi përmendi edhe raste të tjera ku kanë shpërthyer zjarre të tilla, por ministri i atij vendi nuk ka bërë kalkulime politike siç bëhet tek ne.

Tateshi shtoi se ministrat të “provuar” me kësi raste në shtetet tjera kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme.