Taravari viziton Elifin, merr përsipër shpenzimet për shërimin e saj
Pas kërkesës publike për ndihmë nëpër media të ndryshme nga një familje gostivarase, vajza e të cilëve Elif Beqiri vuan nga paraliza cerebrale, i menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve pranë komunës së Gostivarit. Sot kryetari i komunës së Gostivarit së bashku me drejtoreshën e Depratamentit për mbrojtje sociale, Afërdita Hamza, vizituan këtë familje ku morën përsipër të gjitha shpenzimet për shërimin e saj, regullimin e statusit të banimit të tyre, si dhe asestencë për kompletimin e dokumentave shëndetsore të kësaj vogëlusheje.
“Sot vizituam Elifin e vogël, e cila vuan nga paraliza cerebrale dhe ka nevojë për ndihmën tonë.
Krahas mbështetjes morale për këtë vogëlushe, Komuna e Gostivarit, respektivisht Sektori për mbrojtje sociale, mori përsipër të gjitha shpenzimet e udhëtimit, trajtimit të saj si dhe asistencë deri në rregullimin e dokumentave shëndetësore për shërimin e saj i cili do të vijojë në Shkup. Do të sigurojmë përkohësisht edhe çështjen e banimit, pasi familja e Elifit nuk ka mundësi financiare t’i përballojë të gjitha shpenzimet.
Urojm përzemërsisht përmirsimin e gjendjes shëndetësore të kësaj vogëlusheje!”- shkruan Aferdita Hamza në facebook